Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2017Libër

Linja interpretuese të normës juridike: Ligji, struktura dhe nënstruktura e tij.

Prof. As. Dr. Enida BOZHEKU

Nuk ka dokument për shkarkim.

Abstrakti

Ky libër merr ne analizë se si organizimi i brendshëm i ligjit ndihmon në përcaktimin e kuptimit dhe të fushës së zbatimit të normës juridike. Ai niset nga dallimi ndërmjet dispozitës, si njësi e tekstit ligjor, dhe normës, si rregull që mund të nxirret nga leximi i një ose disa dispozitave. Në këtë kuadër, punimi analizon funksionin interpretues të ndarjeve të ligjit, nga pjesët dhe krerët deri te nenet, paragrafët dhe pikat. Vëmendje e veçantë i kushtohet marrëdhënies ndërmjet dispozitave përkufizuese, rregullave të përgjithshme, përjashtimeve dhe referimeve të brendshme, pasi leximi i tyre së bashku mund të përcaktojë se kujt i drejtohet norma, në çfarë kushtesh zbatohet dhe cilat pasoja juridike sjell. Punimi ndërthur interpretimin gjuhësor, sistematik dhe teleologjik për të shqyrtuar se si formulimi i dispozitës, vendosja e saj brenda ligjit dhe qëllimi i ligjit orientojnë arsyetimin juridik. Teza qendrore është se struktura e ligjit jep të dhëna për marrëdhënien ndërmjet dispozitave dhe, përmes tyre, për kuptimin e normës në rastin konkret.

Fjalët kyçe

This will close in 0 seconds