
Lavdia e Vdekjes së Bukur
Abstrakti
Libri “Lavdia e Vdekjes së Bukur” i kushtohet historisë së qëndresës dhe sakrificës atdhetare të dëshmorëve të trevës së Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, nga periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në çlirimin e atdheut. Përmes një trajtimi historik dhe përkujtimor, vepra sjell kontributin e këtyre figurave në përpjekjet për pavarësi, mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe lirinë kombëtare. Në libër përfshihen dëshmorë të njohur zyrtarisht nga institucionet e shtetit shqiptar, si dhe persona të tjerë që kanë dhënë jetën në shërbim të çështjes kombëtare, pavarësisht nga statusi i tyre zyrtar. I hartuar me bashkautorë, botimi synon të ruajë kujtesën historike, të dokumentojë sakrificat e brezave dhe të përcjellë te lexuesi vlerat e atdhetarisë dhe të përkushtimit ndaj vendit.
