Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2019Libër Akses i hapur

Komercializimi i shkollimit. Antologji

Dr. Valbona Nathanaili; Zenun Mulaj; Steve Fuller; Randall Curren & J. C. Blokhuis; Colin Crouch; Murat Akyıldız & Adem Tekinay; Gary Anderson & Michael I. Cohen; Albert Frashëri; Arsim Sinani; Mimoza Hafizi; Tatjana Mulaj; Polikron Dhoqina

Abstrakti

Libri është një përmbledhje esesh dhe artikujsh, që fokusohet në aspekte të ndryshme të komercializimit të arsimit dhe në mënyrën se si parimet neoliberale të tregut po e transformojnë shkollimin. Autorët e eseve janë përzgjedhur për fokusin e tyre në këto çështje me rëndësi të veçantë. Steve Fuller, Randall Curren, J. C. Blokhuis, Colin Crouch, Gary Anderson, Valbona Nathanaili, Michael I. Cohen, et al
Libri është konceptuar në formën e një antologjie, ku përfshihen artikuj nga profesorë të huaj dhe shqiptarë. Në këta artikuj, konceptet komercializim dhe
komodifikim shtjellohen në aspektin historik, filozofik dhe aktual. Një vend i veçantë u kushtohet përvojave me komercializimin e sistemit shkollor të disa vendeve të ndryshme, përfshirë atë edhe në vendin tonë, krahas edhe sugjerimeve për përmirësimin e kësaj situate.
Libri ndahet në tri pjesë. Artikujt e përfshirë në pjesën e parë fokusohen në rrafshin teorik të komercializimit dhe komodifikimit, në pjesën e dytë këto probleme trajtohen në peizazhin shqiptar, ndërsa në pjesën e tretë përmbajtja pasurohet me refleksione për dy libra që trajtojnë çështjen e komercializimit.

Fjalët kyçe