
IMPAKTI I REFORMËS NË DREJTËSI MBI KURRIKUALT STUDIMORE TË PROFESIONISTËVE TË RINJ NË FUSHËN E DREJTËSISË
8th International Conference of UCB “INTEGRATION OF THE HIGHER EDUCATION SYSTEM, SECURITY AND PROGRESS TOWARDS THE EU!”
Abstrakti
Reforma në Drejtësi, si një proçes katarsisi në drejtësinë shqiptare të këtyre 30 viteve tranzicion të institucionalizuar, ka bërë që të rritet vëmëndja e operatorëve të drejtësisë edhe ndaj impaktit qe kjo reformë ka prodhuar në sistemin arsimor kurrikular në lidhje me Fakultetet e Drejtësisë. Ndryshimi I strukturës organike të pushtetit gjyqësor duke nisur nga struktura normative rendore kushtetuese e deri tek ligjet me impak social domethënës kanë bërë që I gjithë sistemi qarkor arsim – sistem drejtësie – cilësi europiane të ndërvaren në mënyrë simbiotike. Sot nevoja themelore në fushën e drejtësisë është në kuadër të formimit të brezave të rinj të juristëve, të cilët do të operojnë në tregun e
punës me frymë dhe mëndësi normativo-interpretative të ndryshuar dhe të adaptuar me strukturën e Acquis Communautaire. Mungesa e theksuar në sistemin e drejtësisë të magjistratëve dhe prokurorëve, si pasojë e proçesit të vettingut, ka shtuar edhe më shumë vëmëndjen ndaj prurjeve të reja të juristëve, të cilët duhet të vinë nga nje profil studimor kurrikular bashkëkohor dhe të përshtatur me nevojat dhe kërkesat e sistemit drejtësi me qëllim garantimin e një funksionimi të mirë të organikës shtetërorë në përbërësin e tij thëmelor sistemin gjyqësor dhe koadiuvantët e tij. Nevoja urgjente për trajnime dhe specializime specifike në fushën e drejtësisë bën që, ndërmjet Universitetit - Fakultetet e Drejtësisë si prodhues elitash në sistemin drejtësi (referuar figurave të juristëve specialist, avokatëve, noterëve, prokurorëve, gjyqtarëve, përmbaruesve) dhe organizmave profesionale mbikqyrëse të këtyre profesioneve elitare, të rritet niveli I bashkëpunimit dhe të orientohet dija në kuadër të standardizimit përshtatës me atë të Bashkimit Europian.
