Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2020Libër

I Fundmi i Prijësve të Kelmendit. Kushtuar Uc Turkut, në 100-Vjetorin e Vendojes së Kufirit në Vermosh

Dr. Gjovalin Gjeloshi; Gjergj Shyti

Nuk ka dokument për shkarkim.

Abstrakti

Libri “I Fundmi i Prijësve të Kelmendit”, kushtuar Uc Turkut në 100-vjetorin e vendosjes së kufirit në Vermosh, ndërthur trajtimin biografik të kësaj figure me një nga çështjet e rëndësishme të historisë së kufijve të Shqipërisë. Uc Turku, Vojvodë i Kelmendit sipas traditës patriarkale dhe kanunore të krahinës, paraqitet si një nga përfaqësuesit kryesorë të banorëve të Vermoshit gjatë diskutimeve për përcaktimin e kufirit. Një pjesë qendrore e librit i kushtohet veprimtarisë së Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit dhe vizitave të tij në terren gjatë viteve 1913–1914 dhe 1921–1925. Në këtë proces, dëshmitë e banorëve dhe përfaqësuesve vendorë përbënin një nga burimet e argumenteve mbi përkatësinë e Vermoshit. Në këtë kuadër, libri evidenton rolin e Uc Turkut, i cili drejtoi grupin e dëshmitarëve të Vermoshit dhe mbrojti argumentet e banorëve të krahinës. Duke u mbështetur në literaturë të gjerë historike, vepra ndriçon përplasjet diplomatike dhe territoriale rreth Vermoshit, si dhe rolin e përfaqësuesve vendas në mbrojtjen e të drejtave të kësaj treve. Libri sjell kështu një kontribut në njohjen e historisë së Kelmendit dhe të Malësisë së Madhe, përmes lidhjes së biografisë së një prijësi vendor me një moment të rëndësishëm të historisë së shtetit shqiptar.

Fjalët kyçe