Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2023Libër

Frati i Hotit

Dr. Gjovalin Gjeloshi

Nuk ka dokument për shkarkim.

Abstrakti

Frati i Hotit i kushtohet Atë Kolë P. Berishajt, françeskanit që shërbeu për rreth 30 vjet në famullinë e Traboinit në Hot dhe për disa vite në Guci. Ai njihet si “Frati i Hotit”, ndërsa roli i tij në marrëdhëniet ndërfetare i dha edhe emërtimin “Frati i myslimanëve”. Në Guci ai kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet tri komuniteteve fetare. Libri është ndarë në katër pjesë. E para trajton jetën dhe shërbimin e Atë Kolë Berishajt. E dyta përqendrohet në veprën e tij të botuar, veçanërisht në punimet etnografike dhe librin me kujtime Prej Shkodret në Toplane. E treta sjell të dhëna nga vepra e tij e pabotuar, ndërsa e katërta përfshin epistolarin, i cili dëshmon rolin e Atë Kolës si ndërlidhës i Shqipërisë së izoluar me botën perëndimore. Përmes korrespondencës së tij përcilleshin edhe informacione mbi gjendjen e klerit katolik në Shqipëri. Libri nxjerr në pah tri dimensione të figurës së Atë Kolë Berishajt: shërbimin fetar, kontributin në etnografinë shqiptare dhe rolin në marrëdhëniet ndërfetare e në komunikimin me botën perëndimore.

Fjalët kyçe