Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2024Libër Akses i hapur

ÇFARË ËSHTË DEMOKRACIA? Antologji

Dr. Valbona Nathanaili

Abstrakti

Çfarë është demokracia? është një përmbledhje analizash, refleksionesh dhe punimesh që shqyrtojnë demokracinë jo vetëm si formë qeverisjeje, por edhe si kulturë bashkëjetese, pjesëmarrjeje dhe përgjegjësie qytetare. Botimi trajton çështje të lidhura me respektimin e të drejtave të njeriut, dhunën në familje, barazinë gjinore, përfaqësimin e grave në drejtim, diskriminimin në vendin e punës, protestën dhe bojkotin. Vëmendje e veçantë i kushtohet hendekut ndërmjet legjislacionit dhe zbatimit të tij, stereotipeve të rrënjosura në shoqërinë shqiptare dhe ndikimit të tyre në politikat dhe praktikat institucionale. Libri thekson rolin themelor të arsimit në formimin e qytetarëve të aftë për të menduar në mënyrë të pavarur, për të argumentuar, për të bashkëpunuar dhe për të sfiduar autoritetin e traditat kur ato cenojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Duke ndërthurur këndvështrime teorike me analiza të realitetit shqiptar, si dhe kontributet e pedagogëve, ekspertëve dhe studentëve, botimi krijon një platformë të hapur debati mbi demokracinë, qytetarinë dhe të drejtat. Në qendër të tij qëndron ideja se demokracia nuk duhet të merret si e mirëqenë, por duhet të mësohet, të ushtrohet dhe të mbrohet vazhdimisht.

Fjalët kyçe