Libri “Brezni të Kelmendit – Hasanajt e Selcës” trajton historinë, gjenealogjinë dhe trashëgiminë e fisit Hasanaj, një nga 12 mëhallat e Selcës së Kelmendit. Përmes të dhënave historike dhe kujtesës familjare, vepra pasqyron prejardhjen, zhvillimin dhe figurat e shquara të këtij fisi, duke evidentuar rolin e tyre në jetën shoqërore dhe kombëtare të trevës. Një vend të veçantë zë veprimtaria e disa prej përfaqësuesve të Hasanajve në marrëdhëniet me Komisionin Ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha, gjatë diskutimeve për përcaktimin e kufirit në Vermosh. Libri synon të ruajë kujtesën historike dhe gjenealogjike të fisit, si dhe të ndriçojë kontributin e tij në një periudhë të rëndësishme për fatet territoriale të Kelmendit.