
Ambasadorët tanë. Pikëtakime të diplomacisë me krijimtarinë
Abstrakti
Ambasadorët tanë. Pikëtakime të diplomacisë me krijimtarinë është një udhërrëfyes në jetën dhe veprimtarinë e disa prej ish-ambasadorëve më të spikatur të Shqipërisë të rekrutuar nga fusha e krijimtarisë. Synimi i librit është të tregojë llojin e komunikimit që kanë arritur të ndërtojnë e vendosin krijuesit-ambasadorët, sa kanë qenë të aftë të promovojnë Shqipërinë, vlerat e kulturën tonë. Në pjesën e parë paraqiten veprimtaria krijuese dhe diplomatike e disa prej emrave më të spikatur në këtë fushë: Faik Konica, Pëllumb Kulla, Agim Nesho, Vasil Nathanaili, Teodor Laço, Javer Malo, Misto Treska, Luan Rama, Jusuf Vrioni, Ylljet Aliçka, Piro Milkani, Arben Cici dhe Shaban Murati. Në pjesën e dytë, në formën e një forumi, përmblidhen sugjerime, vërejtje, ide dhe perceptime që kanë për këtë lloj diplomacie A. Nesho, A. Cici, L. Rama, P. Kulla, P. Milkani, Sh. Murati, T. Laço dhe Y. Aliçka.


