Shqip
Shqip

Prodhimin i pijeve alkoolike në laboratorin e Teknologjisë Ushqimore

🥃 Në datën 16 Janar studentët e Teknologjisë Ushqimore zhvilluan prodhimin e disa pijeve alkoolike. Në laboratorin e Teknologjisë Ushqimore u sollën lendët e para për prodhimin e pesë pijeve alkoolike. Për prodhimin e pijeve alkoolike përdorën drithërat. Nga misri u prodhua alkooli 96% ku më pas prodhuan konjakun me alkool 40% të përzierë me esencat e konjakut. Gjithashtu studentët arriten të prodhonin gjithashtu dhe Fërnetin dhe Whiskey.

🧪 Për secilën nga prodhimet ishin esencat të veçanta. Pasi u prodhuan nga studentët u be degustimin nga stafi Akademik dhe studentë të ndryshëm. Krahas pijeve studentët përgatiten edhe prodhime të tjera ushqimore që i përshtateshin secilës pije alkoolike.

Falenderojmë studentët, pjesëmarrsit dhe stafin që ishin të pranishëm.