Vazhdon praktika mësimore për studentët tanë!
Studentët e vitit të tretë të programit Edukimi Fizik dhe Sporte, në kuadër të lëndës Praktikë Mësimore, patën mundësinë të zhvillojnë praktike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjatë vizitës, ata u njohën më nga afër me funksionimin institucional të federatës dhe proceset që lidhen me menaxhimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive në nivel kombëtar.
Studentët u mirëpritën nga znj. Pamela Ndocaj, përfaqësuese e Zyrës së Projekteve dhe Marrëdhënieve Institucionale, e cila ndau me ta përvoja dhe informacione të vlefshme mbi partneritetet dhe iniciativat e federatës.
Kjo praktikë përbën një hap të rëndësishëm drejt formimit profesional të studentëve tanë, duke i afruar më shumë me realitetin e tregut të punës në fushën e sportit dhe edukimit fizik.

