U zhvillua sot me sukses dita e parë e Panairit “Work & Study 2024” që Universiteti Qiriazi zhvilloi në qytetin e Dibrës.
Në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë & Industrisë, u njohëm me aspiratat dhe interesat e maturantëve të këtyre qyteteve, duke shkëmbyer ide dhe përvoja që mund ti drejtojnë ata drejt zgjedhjeve të mirëinformuara mbi formimin e tyre akademik.
Pjesëmarrësit morën informacione të detajuara mbi strukturat e kurrikulës universitare, ekspertizën, programet e studimit, tarifat, bursat e ndryshme të universitetit Qiriazi e deri tek punësimi, duke zgjeruar horizontin e mundësive që i presin ata në të ardhmen.
Rruga drejt rritjes personale dhe profesionale nis këtu!






