Shqip
Shqip

Një ditë që bashkoi ide, kultura dhe vizione për të ardhmen e turizmit!

Sot në Kolegjin Universitar Qiriazi, studentët tanë të programit Hospitality & Tourism patën kënaqësinë të mirëprisnin studentët nga Teesside University of UK, në një aktivitet të mbushur me shkëmbim akademik dhe energji bashkëpunimi.
Nga prezantimet mbi turizmin në Shqipëri dhe perspektivat britanike për qëndrueshmërinë 🌱, tek workshop-i interaktiv “Spot the Differences” dhe krijimi i destinacioneve imagjinare turistike 🧠💡, studentët u angazhuan aktivisht duke ndarë ide inovative dhe praktika më të mira.
Aktiviteti u përmbyll me prezantime të përbashkëta dhe një tur në ambientet e kampusit, duke forcuar edhe më shumë lidhjet mes studentëve dhe kulturave 🤝
Një hap më afër një turizmi më të zgjuar, më të qëndrueshëm dhe më bashkëpunues!