U nënshkrua ditën e sotme marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Qiriazi dhe Praktika.al.
Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.
Studentët kanë mundësi të informohen mbi mundësitë që tregu i punës ofron, të praktikojnë aftësitë që marrin në universitet, të orientohen drejt zgjedhjes së duhur të karrierës duke bërë të mundur edhe kalimin më të lehtë nga universiteti në tregun e punës.
#universitetiqiriazi #qiriazi
