Shqip
Shqip

Konkursi “Future Business Idea” Edicioni i tretë

📢 Starton konkursi kombëtar “Future Business Idea” Edicioni i tretë që organizohet nga Klubi i Inovacionit “Qiriazi”.

Konkursi i idesë së biznesit F.B.I. u ofron studentëve të Universitetit Qiriazi dhe maturantëve nga e gjthë Shqipëria një mundësi për të eksploruar idetë e tyre kreative dhe inovative të biznesit.

Regjistrimet janë hapur dhe mund të REGJISTROHENI si “STUDENT” ose “MATURANT” në portalin www.fbiuniqiriazi.com/aplikimi .

🔗 Nëse ke një ide biznesi inovative,

atëherë eshtë mundësia juaj të tregoni potencialin tuaj si sipërmarrës ku mund të jesh ti një nga fituesit.

🔍Qëllimi i këtij edicion të 3-të është nxitja e frymës sipërmarrëse dhe kreative tek të rinjtë duke i mbështetur më tej dhe në rrugëtimin e tyre akademik në universitetin tonë.

1. Regjistrimi në konkurs është në datat 29 Prill deri me 6 Maj.

2. Trajnimi me ekspertin në fushën e sipërmarrjes dhe startup-eve do zhvillohet me datë 10 Maj, ku pjesëmarrja në trajnim është e detyrueshme sepse do trajnoheni mbi hartimin e projekt idesë .

3. Dorëzimi e projekt idesë në email do realizohet nga datat 10 Maj deri me 20 Maj.

4. Finalja e konkursit do zhvillohet me datë 24 Maj në ambientet e Universitetit Qiriazi.

FITUESIT PËRFITOJNË :

Vendi 1️⃣ Bursë akademike 100% dhe konsulencë nga ekspertët e fushës për të zhvilluar më tej idenë.

Vendi 2️⃣ Bursë akademike 50 % .

ℹ️ Për çdo informacion mund të aksesoni www.fbiuniqiriazi.com ose adresën [email protected]