Shqip
Shqip

Ceremonia e hapjes së vitit akademik 2024-2025

“Dua t’ju garantoj se energjitë tuaja individuale dhe rinore, të kombinuara me përkushtimin e stafit akademik e administrativ, do të indentifikohen dhe orientohen drejt, për t’ju mundësuar arritjen e objektivave themelore e për ta shndërruar shkollimin tuaj në një vlerë reale.” – Fjala e Rektorit, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj.

Në ceremoninë e hapjes së Vitit Akademik 2024-2025 ishin prezentë, edhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof. Halit Xhafa, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. Enida Bozheku, Dekani i Fakultetit të Edukimit Shkencave Sociale dhe Sportit Prof. Vejsel Rizvanolli dhe Drejtori i Kolegjit Profesional të Lartë Prof. Abdyl Sinani.

Ditën e sotme nisëm së bashku një udhëtim të ri drejt suksesit. Për disa prej jush është faqja e rradhës në këtë rrugëtim. E për disa të tjerë është një libër i ri që po e shfletojnë për herë të parë.

Zotohemi të jemi krah jush përgjatë kësaj eksperience, duke synuar ta bëjmë më të bukurën e jetës tuaj! E në përfundim të saj, do të jemi aty, në rrjeshtin e parë, duke duartrokitur për arritjet që do të korrni. 👏

Kolegji Universitar Qiriazi merr jetë dhe ngjyra nga melodia e zërit tuaj në auditore, nga të qeshurat në korridore, nga fytyrat e lumtura kur shihni pikët në provim e nga duart e mbushura me libra. 🙂

Vit i ri akademik, traditë e njëjtë suksesi! 🧑‍🎓

Kolegji Universitar Qiriazi – Bëhu pjesë e historisë!

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029