Maturantë, ashtu si çdo vit tjetër, në periudhën tuaj më të rëndësishme, teksa jeni në dilemat që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. 🙂

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në datat 18 dhe 19 prill në ambientet e Universitetit Qiriazi për një trajnim me 3 module, totalisht falas.

📎 Ditën e parë të trajnimit, datë 18 prill, Dr. Erjona Fusha ju pret në një diskutim mbi “Rolin e individit në zhvillimin dhe përparimin e qytetit”.

📎Pas saj, PhD. Viliem Kurtulaj do të ndajë me ju dijet dhe eksperiencat e tij rreth “Marrëdhënieve Publike”.

📎 Ndërsa ditën e dytë të trajnimit, më datë 19 prill, Msc. Rigelca Gupe do të trajtojë një ndër tematikat më të përfolura të momentit, “Inteligjenca Artificiale në duart tuaja”.

Ju mirëpresim! 😊

📅𝟏𝟖 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥

⏰𝟏𝟑:𝟎𝟎

📅𝟏𝟗 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥

⏰𝟏𝟑:𝟎𝟎