Në Universitetin Qiriazi, u promovua libri “Midis CIA-s dhe Besimit” ku i pranishëm ishte edhe vetë autori i librit, z. Rolf Mowatt-Larssen. Prof. Mowatt-Larssen është ekspert i çështjeve të sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. Ai ka shërbyer për 23 vjet si oficer i operacioneve të CIA-s në poste të ndryshme në ShBA dhe në vende të tjera të botës, duke përfshirë pozicionin e Shefit të Divizionit të Evropës në Drejtorinë e Operacioneve, pozitën e Drejtorit të Inteligjencës dhe Kundërzbulimit në Departamentin e Energjisë së ShBA, etj.
Në vitin 2009, z. Mowatt-Larssen vendosë t’i përkushtohet akademisë në Qendrën Belfer të Universitetit të Harvardit ku ka shërbyer deri në vitin 2019 si Drejtor i Projektit të Inteligjencës së Qendrës.
Promovimi i librit u shoqërua nga një panel diskutimi ku, përveç autorit, morën pjesë përkthyesi i librit në gjuhën shqipe, prof. Erion Kristo; gazetari i mirënjohur Roland Qafoku; ish-anëtari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gerti Bogdani; dhe drejtuesi i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Qiriazi, z. Viliem Kurtulaj. Secili nga pjesëmarrësit në panel bëri një vlerësim për librin e z. Mowatt-Larssen dhe kontributin e tij në botën akademike. Paneli u mbyll me një seri pyetje-përgjigje ndërmjet z. Viliem Kurtulaj dhe autorit z. Rolf Mowatt-Larssen.