Partneriteti për organizimin e projekteve ndërkombëtare është një tjetër pikë e fortë e Kolegjit Universitar Qiriazi. Ne jemi të përfshirë në programe prestigjoze të Bashkimit Europian si Eramus+, Horizon Europe, Jean Monnet e shumë të tjerë.
Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta si konferenca, simpoziume, workshops, etj, na bën të “përqafojmë” njohuri dhe përvoja të reja.
Primarët e Kolegjit Universitar Qiriazi janë gjithmonë studentët tanë! Për këtë, ne kujdesemi në detaje që rruga juaj drejt suksesit të jetë ajo që keni ëndërruar gjithmonë.
Ne gëzojmë partneritet me akademi dhe agjenci të ndryshme punësimi në shtete si Gjermani, Italia e shumë të tjerë.
Bashkëpunimi në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, si dhe programet e përbashkëta studimore me Universitete të shquara në Europë, janë një tjetër drejtim i rëndësishëm i “Qiriazit”.
Ata që ju shoqërojnë SOT në rrugën e dijes, janë një aleat i rëndësishëm i juaji për ndërtimin e së ardhmes NESËR!
Kolegji Universitar Qiriazi ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë në shtete të ndryshme. Përmes shkëmbimeve të stafit akademik, pedagogët tanë kanë mundësinë të përjetojnë mësimdhënien përballë studentëve ndërkombëtarë, të shkëmbejnë njohuritë e tyre, të përballen me risi, të zgjerojnë horizontin e të përshtaten më një sërë kulturash.
Ndërkohë që pedagogët nga mbarë bota, do të transmetojnë njohuritë, përvojnë dhe profesionalizmin e tyre përballë studentëve tanë.
Të lumtur që “Qiriazi” gëzon një partneritet të tillë!