Ditën e djeshme, më datë 30 maj 2024, në Kolegjin Universitar Qiriazi u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare mbi Turizmin dhe Hotelerinë. Përveç përfaqësuesve nga universiteti, në këtë konferencë pati pjesëmarrës nga trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, shoqata akademikësh, shoqata turizmi, sektori i hotelerisë dhe turizmit alternativ, autoriteti për informimin mbi dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, akademi turizmi, profesionistë të lirë të turizmit, etj.
Konferenca u hap nga një fjalë përshëndetëse e presidentit të Kolegjit Universitar Qiriazi, prof. Gjokë Uldedaj. Më pas, në sesionin e parë të konferencës referuan z. Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Turizmit dhe Mondial Hotel Tirana; z. Ádám Lovassy, dr. LL.M. në cilësinë e kreut të Ambasadws së Hungarisë në Tiranë; Prof. Dr. Maksim Meço, rektor i universitetit; Prof. Dr. Abdyl Sinani; Prof. Dr. Agim Binaj; dhe z. Fatjon Selimaj nga The Crown Hotel & The Crown Hospitality Academy.
Duke pasur si fokus turizmin, temat që u prezantuan në këtë sesion ishin të larmishme dhe kishin një ndërthurje midis qasjeve akademike dhe përvojave praktike.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029








