Senati i Kolegjit Universitar Qiriazi, me vendim nr. 5, datë 12.09.2023, i akordoi Prof. Rolf Mowatt-Larssen titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e tij në procesin e tranzicionit drejt demokratizimit të Shqipërisë dhe rajonit, afrimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, mbështetjen e arsimit të lartë, dhe promovimin e lirive fetare”.
Prof. Rolf Mowatt-Larssen ka qenë një figurë e rëndësishme në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “CIA”. Ai ka mbajtur detyra me peshë në këtë Institucion që eshte Agjenesia më e fuqishme e inteligjencës në botë. Si shef i Divizionit të Evropës në Drejtorinë e Operacioneve, ka dhënë një kontribut të çmuar në procesin tranzicionit dhe demokratizimit të vendeve ish komuniste të Evropës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Prej vitit 2009, ai është angazhuar edhe në botën e akademike si kërkues shkencor dhe mësimdhënës në universitete amerikane siç është Universiteti i Harvardit, kryesisht në çështjet e sigurisë. Gjithashtu, Prof. Mowatt-Larssen është autor i disa librave.
Referuar kontributeve dhe veprimtarisë së Tij botuese, Prof. Rolf Mowatt-Larssen është një nga pikat e takimit midis ShBA-së dhe Shqipërisë, duke u bërë një urë produktive lidhëse midis universiteteve amerikane dhe atyre shqiptare.
Univeristeti Qiriazi ka një trashigimi të pasur historike të lidhjeve Shqiptaro-Amerikane të cilat kanë shërbyer për hedhjen e themeleve të arsimit të lartë në Shqipëri. Ne jemi krenar që mbajmë “pasaportën” e Universitetit më të vjetër në vend, në të njejtën godinë dhe me të njejtin emër, njësoj si 101 vite më parë.
Prof. Rolf Mowatt-Larssen, duke vlerësuar titullin e dhënë dhe duke e konsideruar veten pjesë të këtij Institucioni premtoi përpara një audience akademike se do të jetë pjesë e rëndësishme kontribuese për ndërkombëtarizimin e Universitetit Qiriazi.