“Career Fair 2024” edhe këtë vit bëri të mundur ndërveprimin e studentëve të programeve të studimit në Universitetin Qiriazi, me mbi 35 kompani serioze dhe prestigjoze në vend.
Panairi nisi me fjalën përshëndetëse të Presidentit të Kolegjit Universitar Qiriazi, duke u zhvilluar më tej me fjalime motivuese nga përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme si: Bashkia Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, organizata jo-fitimprurëse Vizion dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).
Ky aktivitet u ofroi studentëve informacion të vlefshëm mbi mundësitë që ofron tregu i punës, gjendjen momentale të kërkesë-ofertës, praktika/internshipe dhe mënyrat e aplikimit në vende pune të përkohshme, me kohë të plotë, etj.
U zhvilluan dhe disa aktivitete informuese si: Sesion argëtues “Bingo Card”, vizita në stenda, Workshop-e Interaktive, Panele të ndryshme dhe u mbyll në mënyrë fantastike me “Qiriazi BBQ Fest, organizuar nga studentë të Teknologjisë Ushqimore dhe Menaxhim të Hoteleri-Turizëm.
Më shumë sesa thjesht një aktivitet, ky event shërbeu si një pikënisje për studentët e Universitetit Qiriazi, në tregun e larmishëm të punësimit.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029








