🎾 Sot, në Universitetin Qiriazi u zhvillua një leksion i hapur që u ofroi studentëve një mundësi për të eksploruar botën dinamike të Padel.

👨‍🏫 Leksioni I hapur u drejtua nga Z. Alessandro Pallini CEO Albania Padel, dhe kishte për qëllim të jepte njohuri dhe mësuar më shumë në lidhje me sportin e Padel dhe potencialin e tij për zhvillim personal dhe profesional.

🤝 Fokusi parësor ishte në objektivat e partneritetit midis Universitetit Qiriazi dhe Padel Group Albania, duke theksuar praktikën, mundësitë e punësimit, zhvillimin e aftësive dhe shumë më tëpër që studentët mund të përfitojnë.

👩‍🎓Për të gjithë studentët që nuk mundën të merrnin pjesë, ky Leksion i Hapur është vetëm fillimi për aktivitetet dhe iniciativat e ardhshme që do të vazhdojnë të zhvillohen, duke mbajtur gjallë entuziasmin e sportit të Padel në Universitetin Qiriazi.