Shqip
Shqip
Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli
Kthehu te stafi akademik

Drejtues të Njësive Kryesore

Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli

Dekan i Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit

Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit

Biografia

Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli është Dekan i Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Ka një përvojë të gjatë akademike, në mësimdhënie dhe në veprimtarinë kërkimore-shkencore, të zhvilluar kryesisht në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Është autor i teksteve mësimore dhe monografive në fushën e edukimit fizik dhe sportit, si dhe koordinator dhe drejtues i një sërë projektesh të rëndësishme me financim europian, me fokus zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe të sportit universitar në veçanti. Për vite me radhë ka qenë Drejtor i Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe, në vijim, ka mbajtur pozicione drejtuese në strukturat e Universitetit të Sporteve të Tiranës. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e riorganizimit dhe transformimit institucional të Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” drejt statusit të tij të mëvonshëm si Universiteti i Sporteve i Tiranës. Në vitet 1994–1996 ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, në detyrën e Zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gjatë kësaj periudhe ka kontribuar në hartimin e Ligjit të Sportit.

Karriera dhe angazhimet në sport

Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli ka një karrierë të gjatë sportive dhe një sërë angazhimesh drejtuese e institucionale në fushën e sportit:

  • 2008–2014 Rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës;
  • Sportist i ekipit të Tiranës dhe i ekipit kombëtar shqiptar të volejbollit;
  • President i Federatës Shqiptare të Volejbollit;
  • Anëtar i Këshillit Kombëtar të Sportit;
  • Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar;
  • Anëtar dhe kryetar i disa bordeve dhe komisioneve sportive në kuadër të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin akademik “Profesor”.

Çmime

  • (2024) “Books for Peace”, akorduar nga Prof. Antonio Imeneo, President i Organizatës “Books for Peace”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit dhe kulturës në universitet dhe në Shqipëri”.

 

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Edukim fizik dhe shkenca të sportit
  • Menaxhim dhe organizim sportiv
  • Sport universitar
  • Politika dhe legjislacion sportiv
  • Edukim përmes sportit
  • Lëvizja olimpike

Kërkim & Botime

Publikime shkencore

  1. The evaluation of the functional performance of the ‘Vertical jump’ at female and male volleyball players in the Albanian championship