Biografia
MSc. Valbona ASANI është pedagoge dhe profesioniste me formim ndërdisiplinor në fushën e psikologjisë, këshillimit dhe marketingut. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji, me profil Shëndet Mendor, si dhe Masterin Shkencor në Psikologji Këshillimi. Më tej, ka përfunduar Masterin e dytë në Marketing Dixhital, duke zgjeruar profilin e saj akademik dhe profesional në fushën e marketingut dhe komunikimit.
Aktualisht është pjesë e stafit akademik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, ku angazhohet në mësimdhënie dhe paralelisht ushtron detyrën e Drejtuese së Zyrës së Marketingut dhe Karrierës. Me mbi pesë vite përvojë në arsimin e lartë, ajo ka zhvilluar eksperiencë në mësimdhënie, këshillim dhe zhvillim karriere, si dhe në menaxhimin dhe zhvillimin e marketingut në institucionet e arsimit të lartë.
Profili i saj ndërthur psikologjinë, mësimdhënien, zhvillimin e karrierës dhe marketingun, duke sjellë një qasje të integruar në punën akademike dhe profesionale, me fokus në zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.
