Shqip
Shqip
Kthehu te stafi akademik

Stafi Mësimdhënës

Dr. (proces) Alban STAMBOLLIU

Kolegji Profesional i Lartë

Biografia

Alban Stambolliu është lektor, zhvillues softueri dhe kërkues në fushën e teknologjisë së informacionit, me fokus në zhvillimin e sistemeve informatike, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave.

Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në Informatikë Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku aktualisht ndjek studimet doktorale. Interesat e tij kërkimore përqendrohen në aplikimin e inteligjencës artificiale dhe metodave të Machine Learning për analizën dhe parashikimin e fenomeneve ekonomike dhe sociale, veçanërisht në matjen dhe parashikimin e varfërisë shumëdimensionale.

Ka mbi katër vite përvojë profesionale në zhvillimin e softuerit, duke punuar në projektimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve web dhe sistemeve informatike për sektorin publik dhe privat. Ekspertiza e tij teknike përfshin teknologjitë .NET, React dhe SQL Server, arkitekturën e mikroshërbimeve (Microservices), si dhe përdorimin e Docker dhe Kubernetes. Është angazhuar gjithashtu në zhvillimin e shërbimeve elektronike qeveritare, menaxhimin e kërkesave funksionale dhe koordinimin e proceseve të zhvillimit të softuerit.

Në fushën akademike, është angazhuar në mësimdhënie pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Kolegjit Universitar “Qiriazi”, në lëndë të lidhura me programimin, algoritmet, strukturat e të dhënave dhe teknologjinë e informacionit. Në veprimtarinë e tij mësimore synon ndërthurjen e njohurive teorike me përvojën praktike në industrinë e teknologjisë.

Është gjithashtu anëtar i Komitetit për Edukimin dhe Zhvillimin pranë Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI), duke kontribuar në nisma për zhvillimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe industrisë së teknologjisë.

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Zhvillim aplikacionesh web dhe API
  • .NET Core
  • React
  • SQL Server
  • Java
  • C++
  • arkitekturë mikroshërbimesh
  • Docker
  • Kubernetes
  • menaxhim produkti dhe metodologji Agile/Scrum

Publikime shkencore

Nuk ka ende publikime të regjistruara për këtë autor.

This will close in 0 seconds