Biografia
Adeljon Qeleshi është asistent lektor dhe specialist në fushën e teknologjisë së informacionit, me interesa akademike dhe profesionale në programim, inteligjencë artificiale, sisteme informatike, elektronikë dhe automatizim. Ka përfunduar studimet Bachelor në Teknologji Informacioni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, dhe studimet Master i Shkencave në Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, ku është diplomuar me temën “Inxhinieria e Promptit”. Gjatë periudhës 2025–2026, është angazhuar në mësimdhënie si asistent pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe si pedagog në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, duke ndërthurur njohuritë teorike me zbatimet praktike të teknologjisë dhe informatikës.
Në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, angazhimi i tij në mësimdhënie përfshin lëndët Bazat e Elektronikës, Matje Elektronike dhe Automatizim në Kolegjin Profesional të Lartë, si dhe Programim në Windows në Fakultetin e Ekonomisë. Gjithashtu, zhvillon seminare në lëndën Informatikë dhe Statistikë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe Sporteve.


