
Policy Paper on the Challenges of Higher Education and Research in Albania
Shqipëria drejt EUROPА 2020
Abstrakti
Qëllimi i këtij artikulli është që të parashtrojë disa rekomandime për sfidat e arsimit të lartë në Shqipëri nën dritën e strategjisë EUROPA 2020. Gjithashtu, ky artikull synon të kontribuojë në vazhdimin e debatit në sferën publike lidhur me reformimin e arsimit të lartë në Shqipëri në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe të strategjisë EUROPA 2020. Për të realizuar këtë analizë, ky artikull bazohet tek një qasje metodologjike cilësore të përdorimit të burimeve dytësore dhe intervistave të thelluara informuese me aktorë në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Seksioni i parë paraqet një analizë të pozicionimit të arsimit të lartë në kuadër të strategjisë EUROPA 2020 si dhe të Procesit të Bolonjës në Europë përmes shqyrtimit të burimeve dytësore si botime të Komisionit Europian, artikuj akademikë, raporte të Eurydice. Seksioni i dytë analizon sfidat e arsimit të lartë në Shqipëri duke u ndaluar në mënyrë të veçantë tek reformimi i vazhdueshëm i arsimit të lartë dhe Procesi i Bolonjës; dikotomia arsim privat vs. publik si dhe tek roli i ri i universiteteve në ekonominë e dijes. Burimet kryesore të përdorura janë dokumentat strategjikë të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit e Sporteve, botime rreth arsimit të lartë në Shqipëri, artikuj si dhe intervista të thelluara informuese. Seksioni i fundit parashtron disa rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe reformimin e tij nën dritën e prioriteteve dhe instrumentave të strategjisë EUROPA 2020.

