Shqip
Shqip

Dr. Meri Kraja është pedagoge dhe drejtuese e Departamentit të së Drejtës Publike dhe Penale në Fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Ajo është diplomuar në Drejtësi pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka përfunduar studimet Bachelor në Studime Ndërkombëtare dhe Masterin Shkencor në Shkenca Ndërkombëtare pranë Universitetit të Torinos, si dhe mban gradën “Doktor” në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, është avokate e licencuar dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në fushën e europrojektimit. Veprimtaria e saj akademike dhe kërkimore përqendrohet në të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, integrimin evropian, të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shoqërinë digjitale. Ajo është autore dhe bashkautore e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë botime të indeksuara në Scopus, si dhe ka marrë pjesë me referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

  1. Doktor në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë.
  2. Avokate, Nr. Licencës 6516
  3. Master në Europrojektim 2021–2027, Europa Business School, Amsterdam. HOLANDË.
  4. 2011 Master Shkencor në “Shkenca Ndërkombëtare”, Universiteti i Torinos, Fakulteti i Shkencave Politike ITALI
  5. 2008 Bachelor në “Studime Ndërkombëtare”, Universiteti i Torinos, Fakulteti i Shkencave Politike, Dega: Marrëdhënie Ndërkombëtare, ITALI
  6. 2003 Diplomuar në Drejtësi (Dega Jurist), Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Dr. Kraja ka shërbyer si menaxhere e projektit evropian “YouCOME” – Erasmus Youth 2021 CB dhe është anëtare e bordeve shkencore të revistave akademike. Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” kontribuon në hartimin e programeve mësimore, rregulloreve dhe strategjive institucionale, në proceset e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë, si dhe në përfshirjen e studentëve në kërkim dhe botime shkencore.