Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit
Qëllimi i programit profesional “Hoteleri-Turizëm” është të përgatisë profesionistë për sektorin e hoteleri – turizmit, për t’i shërbyer nevojave të industrisë së turizmit, ku kërkesa për staf të kualifikuar është në rritje. Zhvillimi i aftësive praktike të mësuara në auditor, mundësohet në biznese hoteliere më në zë të vendit duke u ofruar studentëve mundësinë e trajnimit në vendin e punës dhe të punësimit.
Gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët në fund të ciklit të studimit:
- Të kenë njohuritë e nevojshme dhe aftësi praktike në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
- Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish në menaxhimin e strukturave akomoduese hoteliere, në menaxhimin e eventeve, në shërbimin e pijeve, etj.
- Të kenë njohuri bazë në industrinë e turizmit.
- Të pajisen me njohuritë, aftësitë dhe teknikat bazë të promovimit të turizmit kulturor; ekoturizmit, zhvillimit të guidave turistike, etj.
- Të demonstrojnë një komunikim profesional dhe efektiv, aftësi bashkëpunuese dhe udhëheqëse në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të grupit në të cilin do të jenë të angazhuar.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
Kriteret e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore dhe
VKM mbi notën mesatare. Nuk aplikohet kriteri i notës mesatare (VKM nr. 436 dt. 3.6.2020).
Forma e studimit Me kohë të plotë.
Kohëzgjatja zyrtare e studimeve 2 vite, 4 semestra, 120 kredite (ECTS)
Mundësitë e punësimit
- Në industritë e akomodimit; në hotele, resorte, krochera, etj.
- Në agjencitë e marketingut dhe menaxhimit të eventeve, shërbimit të pijeve, etj.
- Në agjenci udhëtimesh.
- Në agjencitë kulturore.
- Në agjencitë turistike.
- Në promovim monumentesh.
- Në zhvillim guidash turistike.
- Në promovimin e turizmit kulturor.
- Në qendra kongresesh dhe konferencash.
- Në qendra informacioni turistik.
- Në promovimin e trashëgimive natyrore dhe ekoturizmit, etj.
Mundësi për studime të mëtejshme
Transferimi i krediteve të marra në këtë program studimi në një program tjetër të të njëjtit nivel, në këtë institucion ose institucione të tjera, duke u dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.
kliko këtu për të parë kurrikulën e studimit