🏫Në vazhdën e zhvillimit të vizitave në fabrika, biznese dhe kompani të ndryshme që i përshtaten profilit të Teknologjisë Ushqimore, studentët e Universitetit Qiriazi u zhvendosën kësaj here në qytetin e Lezhës.

🧑‍🎓Studentët e Teknologjisë Ushqimore u shoqëruan gjatë kësaj vizite nga Drejtuesi i Kolegjit Profesional të Lartë, Prof. Dr. Abdyl Sinani dhe pedagogia Dr. Proc. Ornela Luka.

🍷Kantina “Atdheu” hapi dyert duke i njohur teknologët e ardhshëm me proçeset e prodhimit të verës nga vjelja e rrushit, deri tek procesi i shitjes. Rrushi i Kallmetit ka përmbajtje të lartë sheqeri, mbi 28 brix. Studentët ndoqën shtrydhjen e rrushit dhe fermetimin e parë që zgjat deri në dy jave. Po ashtu ata u njohën edhe me fermetimin e dytë që zgjat 3-4 ditë.

Me interes ishte dhe njohja me fermetimin Malolaktik të Verës Kallmeti dhe ruajtja e Verës në rezervuar hermetik. Ata ndoqën mbushjen e Verës në shishe dhe stazhionimin.

🏞️Vizita u zhvendos më pas në një prej agroturizmëve më me emër në zonën e veriut, “Hylli i Dritës”, ku pjestari i familjes që administron këtë agroturizëm është njehkohësisht studenti i programit Teknologji Ushqimore, Z. Fridion Ndoj. Studentët patën mundësi të provonin produktet ushqimore të zonës, si dhe të diskutonin sëbashku me profesorët e tyre gjithë eksperiencën e perjetuar.

🤝Qëllimi kryesor i Universitetit Qiriazi është të zhvillojë sa më shumë aftësitë profesionale dhe akademike të studentëve të tij, duke gërshëtuar më së miri sëbashku praktikën dhe teorinë në kurrikulat mësimore.