Universiteti Qiriazi, një vit më parë, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë, i ka akorduar zotit Talat Xhaferi, gradën: “Doktor Honoris Causa”, “Për kontributin e tij të veçantë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtet formuese në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar.

I urojmë suksese në detyrën e re, mikut të çmuar të Universitetit Qiriazi Z. Talat Xhaferi.