Rezultatet për:{phrase} ({results_count} of {results_count_total})
Duke shfaqur {results_count} rezultate nga {results_count_total}
Zgjedhja e universitetit është një nga momentet më të rëndësishme për çdo maturant. Shpesh, mënyra më e mirë për të marrë këtë vendim është ta vizitosh nga afër vendin ku mund të nisësh studimet.
Të ftojmë të bëhesh pjesë e Open Day në Kolegjin Universitar Qiriazi, një ditë dedikuar maturantëve që duan të njohin më nga afër jetën universitare dhe mundësitë që ofron institucioni.
Gjatë kësaj dite do të kesh mundësi të:
• njihesh me programet e studimit
• takosh stafin akademik
• vizitosh kampusin dhe ambientet e universitetit
• informohesh për studimet dhe jetën studentore
Gjithashtu, të gjithë maturantët që zgjedhin të rezervojnë vendin e tyre më herët do të përfitojnë deri në -40% zbritje në tarifën e studimit.