Këtë herë lënda “Menaxhimi i eventeve, shërbimeve dhe zhvillimi i aftësive praktike” erdhi shumë ndryshe për studentët tanë! 😊

Zyra e Karrierës së Universitetit Qiriazi, zhvilloi një takim me studentët e Hoteleri-Turizëm & Menaxhim në Hoteleri-Turizëm. Përpara tyre, ishte i ftuar menaxheri italian, i cili prej vitesh punon në shërbimet hoteliere. Teksa foli për përvojat dhe eksperiencat e tij, ai ndau me studentët edhe projektin e ri.

Projekti në fjalë ka të bëjë me punësimin sezonal të studentëve, në Itali, Gardaland dhe zona të tjera prestigjoze. Punësimi realizohet në zonat më të frekuentuara nga turistët, pjesë e të cilave janë hotelet dhe resortet me 5 yje. 🌟

Krahas pagës, studentët do të kenë të përfshirë edhe akomodimin, ushqimin si dhe fluturimin (biletat vatje-ardhje). Gjithashtu kjo do të jetë edhe një mundësi mjaft e mirë për të praktikuar një gjuhë të huaj pasi përgjatë kësaj eksperience, studentëve në Itali do t’u ofrohet një kurs 1 mujor falas rreth gjuhës vendase.