Të dashur studentë!
Me shumë kënaqësi duam t’ju bëjmë me dije datat e Raundit të Hapur të cilat janë 4-10 Tetor 2023. Të gjithë ata të cilët ende nuk kanë aplikuar për studimet e larta gjatë Raundit të Parë apo të Dytë, kanë një tjetër shans TANI!
Për regjistrime ju presim çdo ditë pranë sekretarisë së “Kolegjit Universitar Qiriazi”.
Ju lutemi, duhet të keni patjetër me vete dokumentet e mëposhtme:
Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore ose Dëftesa e Pjekurisë, së bashku me çertifikatën e notave;
Fotokopje e kartës së identitetit;
Dy fotografi.
Programet e studimit për vitin akademik 2023-2024 janë:
BACHELOR
Fakulteti Ekonomisë:
•Financë
•Menaxhim Biznesi
•Menaxhim në Hoteleri-Turizëm
•Informatikë Ekonomike dhe Biznesi
Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit:
•Edukim Fizik dhe Sporte (Bachelor)
•Kujdes Social dhe Shëndetësor(Diplomë Profesionale 2-vjeçare)
STUDIME TË INTEGRUARA
Fakulteti i Drejtësisë:
•Studime të Integruara në Drejtësi (5-vjeçare)
•Asistent Ligjor dhe Administrativ(Diplomë Profesionale 2-vjeçare)
DIPLOMË PROFESIONALE 2-VJEÇARE
•Teknologji Ushqimore
•Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
•Hoteleri-Turizëm
MASTER i SHKENCAVE
Fakulteti Ekonomisë:
•Financë
•Administrim Biznesi
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
mailto:[email protected]
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029Suksese!