Sot, më 9 Prill 2025, Universiteti Qiriazi në bashkëpunim me Student Economic Forum mirëpritën gjimnazistët e Gjimnazit “John Kennedy” në aktivitetin me temë: 📚Sfidat e të rinjve në tregun e punës dhe botën universitare”.

🎓 Aktiviteti u zhvillua në disa sesione interaktive, ku gjimnazistët patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me pedagogë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të KLP-së. Nxënësit u ndanë në 6 grupe, ku secili grup zhvilloi bashkëbisedime të shkurtra dhe të drejtpërdrejta me pedagogët dhe studentët e Universitetit Qiriazi.

💬 Nxënësit ndanë përvojat e tyre personale, duke pasuruar diskutimet dhe duke evidentuar sfidat reale me të cilat përballen sot të rinjtë.

🎲 Aktiviteti vijoi me lojëra argëtuese dhe quiz-e edukative, ku grupet fituese u vlerësuan me çmime simbolike (libra).

🥂 Takimi përfundoi me një sesion socializimi dhe koktej, duke inkurajuar krijimin e rrjeteve dhe kontakteve të reja ndërmjet pjesëmarrësve.

🙏 Falënderojmë të gjithë nxënësit e Gjimnazit “John Kennedy”, pedagogët dhe përfaqësuesit e KLP-së, si dhe Student Economic Forum për kontributin dhe mbështetjen në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm akademik.