Ditën e premte me datë 20 Tetor, studentë të Universitetit Qiriazi ndoqën orën e hapur me sipërmarrësen Znj. Valbona Begolli me temën: “Inspiration for young Entrepreneurs”.
Gjatë kësaj ore, znj. Valbona Begolli ndau njohuri të vlefshme mbi menaxhimin e biznesit, zhvillimin e karrierës dhe hapat thelbësorë për të nisur një rrugëtim të suksesshëm sipërmarrës.
Studentët u njohën edhe me Young Entreprenuer Club.
Në Young Entreprenuer Club mund të gjeni veten, të rriteni gjatë mësimit, argëtimit, network-ut, punës dhe pse jo të hapni një start up.
Ky aktivitet u mundësua përmes një bashkëpunimi me Albacademy dhe u zhvillua pikërisht në ambientet e Universitetit Qiriazi.
Qëndroni të përditësuar për më shumë mundësi dhe evente interesante në Universitetin Qiriazi. #universitetiqiriazi
@albacademyy @valbona__begolli