Pas viteve të përkushtimit, studimit dhe formimit profesional, studentët e programit të integruar 5-vjeçar në Drejtësi prezantojnë punën e tyre kërkimore në kuadër të mbrojtjes së temave të diplomimit.
Ky moment përfaqëson jo vetëm përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike, por edhe nisjen e rrugëtimit drejt profesionit juridik, të mbështetur mbi dije, përgjegjësi dhe integritet.