Përtej anës teorike, studentët e programit Hoteleri-Turizëm kanë gjithmonë nevojë për pjesën praktike. Universiteti Qiriazi në bashkëpunim me Hotel Plaza në Tiranë, organizoi një ditë dedikuar atyre.

Studentët tanë zhvilluan një praktikë mësimore ku u njohën me funksionalitetet e kuzhinës, lavanderisë, sallat, dhomat dhe çdo shërbim tjetër lidhur me hotelerinë. Qëllimi i kësaj praktike, është përshtatja e hershme e studentëve me tregun e punës.