Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, Universiteti Qiriazi mori pjesë në forumin e hapur me temë “Gratë dhe vajzat e ekspozuara ndaj dhunës me bazë gjinore dhe aksesi i tyre tek shërbimet e ndihmës juridike falas” me pjesëmarrjen e shumë aktorëve kyç.
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, dr. Christian Steiner, përfaqësuesja e UNDP-së, Monica Merino, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, dhe raportuesja e përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj, nënvizuan domosdoshmërinë e zbatimit efektiv të kuadrit politik dhe ligjor në Shqipëri në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Drejtësia dhe barazia gjinore janë themelet e një të ardhmeje të ndritshme.
Në këtë kontekst, vlen të përmendet se Universiteti Qiriazi është themeluar nga dy gra pionere të arsimit shqiptar, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, duke lënë një trashëgimi të madhe arsimore përmes vizionit dhe kontributit të tyre në arsim. Kjo trashëgimi është një shembull i fuqishëm i rolit dhe kontributit të grave në shoqërinë tonë, duke na treguar se fuqizimi i grave është katalizatori i një të ardhme më të ndritur dhe barabartë! ![]()