Të dashur studentë të Universitetit Qiriazi, në kuadër të programit Erasmus+, ju njoftojmë se janë hapur thirrjet për aplikime për bursa mobiliteti, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025, për të studiuar pa pagesë në “Bahçeşehir University” në Stamboll.

Kohëzagjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër).

Fushat e studimit:

-Drejtësi;

-Administrim Biznesi;

-Teknologji Ushqimore.

Afati për aplikime: 30 Mars 2024.

*Vini re!!!

Aplikimi kryhet duke dërguar në adresën e email [email protected], dokumentet e mëposhtme:

– Lista e Notave;

-Certifikatë e Gjuhës Angleze (minimumi: Niveli B1);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze.

Për më shumë informacion mbi bursat, mund të na kontaktoni në adresën: 📨[email protected]

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

📨mailto:[email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!