📖 Universiteti Qiriazi, si trashëgimtare e historisë së institucioneve arsimore të ngritura nga motrat Qiriazi dhe Kristo Dako, ishin të ftuar nderi në cermonitë kremtuese në Shkup dhe Manastir gjatë festimeve të 115 vjetorit të ditëve të Alfabetit që u mbajt në qytetin shqipëtar të Manastirit.

📝 Prezenca në këto ditë të rëndësishme në Shkup dhe Manastir e autoriteteve më të larta shtetërore e qeveritare i dhanë edhe më shumë vlera këtij kremtimi solemn.

🏛️ Presidenti i Universitetit Prof. Gjokë Uldedaj sëbashku me stafin patën një angazhim maksimal dhe kontribues, duke dhuruar në bashkëpunim me ITSHKSH, ekspozitën me temë “Qiriazët themeltarët e arsimt kombëtar”. Kjo ekspozitë u vendos në ambjentet e Muzeut të Alfabetit Shqip dhe u përurua me një prezencë të një niveli të lartë pjesmarrësish. Ekspozita kishte një fond të pasur me fotografi, që pasqyruan jetën dhe veprën e familjes Qiriazi-Dako, në shërbim të arsimit kombëtar.

📚 Gjithashtu Universiteti Qiriazi, duke angazhuar edhe stafin akademik, dhuroj 4000 libra për biblotekën e Manastirit. Aktivitet në ditët e Alfabetit në qytetin e Manastirit do të kenë një vëmëndje të shtuar dhe vit pas viti nga Universiteti Qiriazi, në respekt të kontributit të rilindasve tanë në Kongresin e Manastirit, vëllezrit Gjerasim e Gjergj Qiriazi dhe motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi , si dhe Kristo Dako.