Të lumtur t’ju njoftojmë se Kolegji Universitar Qiriazi realizoi me sukses akreditimin periodik institucional!
Me vendim të Bordit të Akreditimit, nr.135, datë 13.09.2024, bazuar në rezultatet e vlerësimit të jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të standardeve shtetërore të cilësisë për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në RSH sipas fushave, ku nga pesë (5) fusha, katër (4) prej tyre janë përmbushur plotësisht dhe një (1) është përmbushur kryesisht.
Akreditimi periodik institucional është dhënë për katër (4) vite akademike, deri në shtator të vitit 2028.
Suksese Stafit Akademik dhe studentëve të Kolegjit Universitar Qiriazi!
https://www.ascal.al/sq/lista-e-ial/ial/kolegji-universitar-qiriazi