Shqip
Shqip

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilloi një takim informues me studentët e Kolegjit Universitar Qirazi në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve.

Nga data 21 prill deri më 23 maj 2025 do të zhvillohet edicioni i tretë i Sondazhit Kombëtar të Studentëve, një iniciativë e rëndësishme që synon të dëgjojë dhe të pasqyrojë zërin e studentëve mbi cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri. Ky sondazh është një instrument i vyer për të vlerësuar progresin e bërë në fushën e arsimit të lartë dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim.