Dr. Erjona Fusha është Drejtuese e Departamentit të Shkencave Sociale dhe Rekreacionit Sportiv; diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Sociologji në vitin 2006. Në vitin 2010 ka fituar titullin Master në Marketing, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Marketing – Turizëm. Studimet doktorale i ka përfunduar në vitin 2022 duke fituar gradën shkencore “Doktor në Sociologji”, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Është pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare si dhe ka botuar disa artikuj shkencorë në revista të ndryshme. Fusha e saj e studimit dhe e kërkimit përfshin Sociologjinë urbane dhe Marketingun.
