Shqip
Shqip

Prof. Asoc. Dr. Pashk Lekaj është pedagog, studiues dhe autor me një përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në fushat e matematikës, informatikës dhe aplikimeve të tyre në shkencat bujqësore e pyjore. Aktualisht është pedagog dhe drejtues i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”, ku ushtron veprimtarinë e tij prej vitit 2017.

Prof. Asoc. Dr. Pashk Lekaj ka përfunduar studimet për Matematikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në vitet 1967–1972, si dhe një kurs njëvjeçar të specializuar në Matematikë pranë të njëjtit fakultet. Më tej, ka përfunduar studimet Master në Fakultetin e Shkencave Pyjore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe ka ndjekur kurse të ndryshme në fushën e informatikës brenda dhe jashtë vendit.

Karriera e tij profesionale përfshin një përvojë të gjerë në arsimin parauniversitar dhe universitar.

Prof. Asoc. Dr. Lekaj ka një veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese. Ai është autor dhe bashkautor i rreth 30 artikujve dhe kumtesave shkencore, të paraqitura në revista dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare, me tematika që përfshijnë matematikën e aplikuar, informatikën, shkencat bujqësore dhe pyjore, ekonominë, mjedisin dhe zhvillimin rural; autor dhe bashkautor i disa botimeve akademike dhe teksteve mësimore.

Ka kontribuar në hartimin e teksteve të Matematikës dhe Informatikës për arsimin parauniversitar, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Me një karrierë mbi pesëdekadëshe në arsim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, Prof. Asoc. Dr. Pashk Lekaj ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në formimin e brezave të nxënësve dhe studentëve, si dhe në zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit në fushat e matematikës dhe teknologjisë së informacionit.

BOTIME LIBRA

  1. (2014) Aplikime Komjuteri në Microsoft Excel Autorë Pashk Lekaj, B. Gjini, J. Mulliri, E. Shahu, S. Mustafaj, A. Ahmeti ISBN:978-9928-07-296-2, Shtëpia Botuese “KRISTALINA-KH”
  2. (2012) Modelime të zgjidhjes së ushtrimeve e problemave në Microsoft Excel 2010 Autorë Pashk Lekaj, B. Gjini, E. Ozuni, J. Mulliri  ISBN:978-99956-43-89-8, Shtëpia Botuese “KRISTALINA-KH”
  3. (2010) Zbatimi i disa metodave të Matematikës e Informatikës në Shkencat Pyjore Autor Pashk Lekaj ISBN:978-99956-728-7-4, Shtëpia Botuese “KRISTALINA-KH”
  4. (2008) Zhvillimi i popullatës shkollore 1989-2005 dhe infrastruktura e saj për rrethin e Pukës Autor Pashk Lekaj ISBN:978-99956-728-9-8, Shtëpia Botuese “KRISTALINA-KH”
  5. Pashk Lekaj, me grup autorësh (Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prill 2011):

6. Pashk Lekaj , me grup autorësh (Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prill 2012):