Shqip
Shqip

Dr. Erjona Fusha është Drejtuese e Departamentit të Shkencave Sociale dhe Rekreacionit Sportiv; diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Sociologji në vitin 2006. Në vitin 2010 ka fituar titullin Master në Marketing, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Marketing – Turizëm. Studimet doktorale i ka përfunduar në vitin 2022 duke fituar gradën shkencore “Doktor në Sociologji”, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

  • Në periudhën 2010-2022 ka punuar si Personel Ndihmës Akademik me karakter mësimor, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë.
  • Në periudhën 2015-2018 është angazhuar si staf akademik me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Filozofisë dhe Departamentit të Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale.
  • Përgjatë vitit akademik 2022-2023 është angazhuar si personel akademik me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në lëndën Sociologji Urbane dhe lektore e lëndës Hyrje në Sociologji me studentët e degës Ekonomiks, Fakulteti i Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Është pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare si dhe ka botuar disa artikuj shkencorë në revista të ndryshme. Fusha e saj e studimit dhe e kërkimit përfshin Sociologjinë urbane dhe Marketingun.