Shqip
Shqip

Dr. Valentina Memini është Drejtuese e Njësisë për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, si dhe pjesë e Departamentit të së Drejtës Civile dhe të Biznesit. Dr. Memini ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në periudhën 2006–2011, ndërsa në vitin 2015 ka fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave”. Veprimtaria e saj mësimore dhe kërkimore përqendrohet kryesisht në fushën e së drejtës civile dhe private.

Interesat e saj kërkimore përfshijnë të drejtën civile, të drejtën e trashëgimisë, mbrojtjen e konsumatorit, lirinë e shprehjes dhe të informimit, të drejtat e tatimpaguesve, legjislacionin turistik dhe mbrojtjen juridike të mjedisit. Ajo është autore e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilët studime mbi lirinë e shprehjes dhe të informimit në legjislacionin shqiptar, rrugët e ankimit në sistemin gjyqësor civil dhe sfidat e legjislacionit turistik në Shqipëri.

Dr. Memini ka paraqitur punimet e saj në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Çeki dhe Turqi. Referimet e saj kanë trajtuar çështje të tilla si mbrojtja e konsumatorit nga praktikat e padrejta tregtare, trashëgimia ligjore dhe testamentare, dorëzania, liria ekonomike dhe garancitë për mbrojtjen e të drejtave të tatimpaguesve. Krahas veprimtarisë akademike dhe kërkimore, kontribuon në zhvillimin institucional të Kolegjit Universitar “Qiriazi” nëpërmjet hartimit të programeve të studimit dhe programeve lëndore, përgatitjes së akteve rregullatore, pjesëmarrjes në komisione dhe struktura akademike, si dhe udhëheqjes së punimeve të studentëve në nivelin Bachelor dhe Master.