Ndikimet negative dhe pozitive të festave të fundvitit te studentët

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe nëse jeni kuriozë, ekzistojnë disa studime dhe analiza që shqyrtojnë ndikimin që festat e fundvitit, si Krishtlindjet, kanë te studentët, përfshirë këtu aspekte si niveli i stresit, performanca akademike dhe shëndeti mendor. 

Më poshtë ju rradhisim disa nga ndikimet më të shpeshta.

1. Stresi dhe ngarkesa emocionale

Festat e fundvitit shpesh i japin studentëve një ndjesi të shtuar stresi për shkak të angazhimeve të shumta si provimet e fundit të semestrit, projektet dhe detyrat e papërfunduara. Përveç kësaj, periudha e pushimeve shpesh lidhet me pritshmëri të larta sociale dhe familjare, që mund të shkaktojnë ankth dhe pasiguri.

Një studim i vitit 2016 i publikuar në “Journal of College Student Development” doli në rezultatin se periudha e festave mund të jetë një kohë e vështirë për studentët që kanë probleme si depresioni dhe ankthi. Kjo mund të ndodhë për shkak të mungesës së mbështetjes sociale dhe izolimit, sidomos për ata që janë larg nga familja.

2. Ndikimi në performancën akademike

Sipas disa studimeve, periudha e Krishtlindjeve mund të ketë një ndikim të dyfishtë: një anë mund të jetë pozitive, ku studentët mund të kenë më shumë kohë për të studiuar dhe përgatitur për provime, por një anë tjetër mund të jetë negative për shkak të shpërqendrimeve sociale, pushimeve dhe ndjesisë së ngarkesës emocionale.

Në një studim të kryer nga “American Psychological Association (APA)”, shumë studentë raportuan se periudha e fundvitit është e mbushur me vonesa dhe një rënie të motivimit për shkak të pushimeve dhe aktivitetet festive që mund të çojnë në humbjen e fokusit nga studimet.

3. Efekti i pushimeve në shëndetin fizik dhe emocional

Në disa studime është arritur në rezultatin se festat mund të kenë efekte pozitive në shëndetin emocional të studentëve, pasi ato ofrojnë mundësinë për t’u larguar nga angazhimet akademike dhe për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e mirëqenies emocionale, sidomos kur studentët janë në gjendje të relaksohen dhe të rikuperohen. Megjithatë, për disa studentë, periudha e Krishtlindjeve dhe pushimeve të fundvitit mund të jetë një mundësi për të kaluar më shumë kohë duke u përqëndruar në aktivitete sociale që mund të çojnë në shpërqendrime dhe humbje të kontrollit mbi rutinën e tyre të studimit.

4. “Presionet” sociale

Për shumë studentë, Krishtlindjet dhe festat e fundvitit janë periudha ku ndihen të trysnuar nga presionet sociale për të blerë dhurata, për të qenë pjesë e aktiviteteve dhe për të krijuar kujtime të bukura. Kjo mund të shkaktojë një “stres” të shtuar, sidomos për ata që kanë vështirësi financiare ose që ndihen nën presion për të përmbushur pritshmëritë e shoqërisë.

Për ta përmbledhur, ndikimi i festave të fundvitit te studentët varet shumë nga individi dhe situata e tij e veçantë. Ka studentë që mund të shfrytëzojnë këtë periudhë për të pushuar dhe për të ri-organizuar energjitë e tyre, ndërsa disa të tjerë, për fat të keq, mund të përjetojnë shtim të stresit dhe shqetësimeve emocionale. 

Megjithatë, të gjitha këto përjetime janë mëse normasle dhe të kuptueshme. Në fund të fundit, kjo është magjia e festave….

Lajmet

Qiriazi University College News

Çfarë ndodh nëse dëgjoni muzikë teksa studioni?

Shumë prej jush, preferojnë që teksa janë duke studiuar, në sfond të kenë muzikë. Por si gjithmonë, medalja ka 2 anët e saj.

Ndikimet pozitive të këtij fenomeni janë:

1.Ndihmon në rritjen e përqendrimit! Dëgjimi i muzikës përmirëson kujtesën tuaj dhe ky fenomen quhet “Efekti Mozart”.

2.Përmirëson aftësinë tuaj për të relizuar “matematikë mendore”. Dëgjimi i muzikës çliron dopaminën, e cila kontrollon qendrat e kënaqësisë së trurit. Kjo do të thotë që dëgjimi i muzikës relakson një individ.

Ndikimet negative të tij:

1.Në varësi të llojit të muzikës që po dëgjoni, mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj për t’u përqendruar.

2.Muzika me zë të lartë është një shpërqendrim.

3.Tekstet në muzikë ndonjëherë mund të zvogëlojnë aftësitë tuaja memorizuese.

Na tregoni në komente nëse e ndiqni apo jo këtë metodë studimi.

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Talenti yt është çelësi i suksesit dhe meriton të depërtojë...

Universiteti Qiriazi është këtu për të mbështetur çdo hap të rrugëtimit tënd akademik dhe profesional. Me programin e bursave për talentet e reja, ne ofrojmë mundësinë që të shfaqësh aftësitë e tua dhe të realizosh potencialin e plotë. 🚀

Përse të ndalesh kur mund të shkëlqesh?

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Keni dëgjuar për metodën e studimit 7-3-2-1

Si funksionon?

Ju mësoni në ditën 1 dhe bëni prova në ditët 2, 3 dhe 7.

Pra, seanca juaj e parë e vetë-testimit duhet të jetë shumë afër. Ndërsa e dyta, shumë më larg në afat kohor. Kjo, pasi kujtesa juaj do të ketë marrë një nxitje që në përsëritjen e parë. Rrjedhimisht çdo seancë e ardhshme e vetë-testimit për të njëjtin material, duhet të jetë gjithnjë e më larg me kalimin e kohës.

Për shembull, ju sapo mbaruat së lexuari një leksion të caktuar. Ju duhet të bëni një vetë-testim të njëjtën mbrëmje, të njejtën gjë të nesërmen, sërish pas dy ditësh, pas 4 ditësh, një javë më vonë, 2 javë më vonë. Kështu, memoria juaj i rifreskon informacionet dhe nuk ju lejon t’i harroni.

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Kur puna e palodhur dhe pasioni për të mësuar takojnë...

Ky është rrugëtimi i Liridon Mulajt, i cili arriti të kthejë dijen në mundësi profesionale pas përfundimit të studimeve në universitetin tonë.

Po ti, çfarë po pret të përjetosh të njëjtën eksperiencë të bukur?!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al/en

📨 [email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Ata që bëjnë ndryshimin janë këtu !

Po po, janë pikërisht këtu!🌟🎓

Në universitetin tonë formohen dhe ngrihen vizionarë që krijojnë të ardhmen. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐 www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029