Java e orientimit të studentëve

🧑‍🎓Të dashur studentë, me shumë kënaqësi ju ftojmë në javën e orientimit në datat 25-29 shtator. Përgjatë këtyre 5 ditëve, të gjithë studentët e vitit të parë, do të kenë mundësinë të informohen rreth kurrikulave të studimit dhe mundësive të punësimit për secilin program studimi.

📣Gjithashtu, java e hapur do t’ju ndihmojë të njihni nga afër stafin akademik, i cili do të jetë bashkëudhëtari juaj përgjatë viteve më të rëndësishme të formimit.

🏫Kolegji Universitar Qiriazi dëshiron që këtë rrugëtimit të ri të jetës tuaj, t’jua nisë në mënyrën më të bukur të mundshme, për tu siguruar që do të kaloni një përvojë të re arsimore e cila do të lerë gjurmë në jetën tuaj.

Ju mirëpresim! 🙂

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!

Lajmet

Qiriazi University College News

Çfarë ndodh nëse dëgjoni muzikë teksa studioni?

Shumë prej jush, preferojnë që teksa janë duke studiuar, në sfond të kenë muzikë. Por si gjithmonë, medalja ka 2 anët e saj.

Ndikimet pozitive të këtij fenomeni janë:

1.Ndihmon në rritjen e përqendrimit! Dëgjimi i muzikës përmirëson kujtesën tuaj dhe ky fenomen quhet “Efekti Mozart”.

2.Përmirëson aftësinë tuaj për të relizuar “matematikë mendore”. Dëgjimi i muzikës çliron dopaminën, e cila kontrollon qendrat e kënaqësisë së trurit. Kjo do të thotë që dëgjimi i muzikës relakson një individ.

Ndikimet negative të tij:

1.Në varësi të llojit të muzikës që po dëgjoni, mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj për t’u përqendruar.

2.Muzika me zë të lartë është një shpërqendrim.

3.Tekstet në muzikë ndonjëherë mund të zvogëlojnë aftësitë tuaja memorizuese.

Na tregoni në komente nëse e ndiqni apo jo këtë metodë studimi.

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Talenti yt është çelësi i suksesit dhe meriton të depërtojë...

Universiteti Qiriazi është këtu për të mbështetur çdo hap të rrugëtimit tënd akademik dhe profesional. Me programin e bursave për talentet e reja, ne ofrojmë mundësinë që të shfaqësh aftësitë e tua dhe të realizosh potencialin e plotë. 🚀

Përse të ndalesh kur mund të shkëlqesh?

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Keni dëgjuar për metodën e studimit 7-3-2-1

Si funksionon?

Ju mësoni në ditën 1 dhe bëni prova në ditët 2, 3 dhe 7.

Pra, seanca juaj e parë e vetë-testimit duhet të jetë shumë afër. Ndërsa e dyta, shumë më larg në afat kohor. Kjo, pasi kujtesa juaj do të ketë marrë një nxitje që në përsëritjen e parë. Rrjedhimisht çdo seancë e ardhshme e vetë-testimit për të njëjtin material, duhet të jetë gjithnjë e më larg me kalimin e kohës.

Për shembull, ju sapo mbaruat së lexuari një leksion të caktuar. Ju duhet të bëni një vetë-testim të njëjtën mbrëmje, të njejtën gjë të nesërmen, sërish pas dy ditësh, pas 4 ditësh, një javë më vonë, 2 javë më vonë. Kështu, memoria juaj i rifreskon informacionet dhe nuk ju lejon t’i harroni.

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Kur puna e palodhur dhe pasioni për të mësuar takojnë...

Ky është rrugëtimi i Liridon Mulajt, i cili arriti të kthejë dijen në mundësi profesionale pas përfundimit të studimeve në universitetin tonë.

Po ti, çfarë po pret të përjetosh të njëjtën eksperiencë të bukur?!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al/en

📨 [email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Ata që bëjnë ndryshimin janë këtu !

Po po, janë pikërisht këtu!🌟🎓

Në universitetin tonë formohen dhe ngrihen vizionarë që krijojnë të ardhmen. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐 www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]/en

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029